Borxhi për Ujin

Sonte në Emisionin “Jeta në Kosovë” mund të ndiqni debatin ku diskutohet për borxhet që kanë kompanitë publike e private ndaj Ministrisë së Ambientit për tarifën e ujit.

Kush nuk po i paguan këto taksa dhe pse Ministria e Mjedisit nuk po arrin të zbatojë Ligjin e Ujërave dhe aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj?  Pse Ministria e Ambientit nuk mund të kalkulojë asnjëherë borxhin total të operatorëve ekonomikë? Kush thotë se ky borxh mund të kalkulohet brenda dy javëve?

Si i janë kundërvënë këtij ligji operatorët ekonomikë? Kush po kërkon amnisti nga ky ligj dhe pse? A do të kemi problem me ujë në vitin 2015? Kur qytetarët e Prishtinës mund të llogarisin që Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” do t’i furnizojë 24 orë në ditë me ujë?

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Naser Bajraktari – Drejtor i Departamentit në Drejtorinë e Ujërave, Ministria e Mjedisit

Gjelosh Vataj-  kryeshef ekzekutiv,Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”

Fidaim Jashari – ShUKOS ( Shoqata e ujësjellësve dhe kanalizimeve)

Avdi Gjonbalaj- ish punonjës i Drejtorisë së Ujërave ( hartues i Udhëzimit Administrativ për Taksat Ujore)

Naim Krasniqi – gazetar, “Drejtësia në Kosovë”

 

“Jeta në Kosovë”,  transmetohet sonte nga ora 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.