Fazat e Hershme të Regresit, Sonte në ‘Jeta në Kosovë’

Sonte ‘Jeta në Kosovë’ ka analizuar Raportin  e Progresit për Kosovën të publikuar ditë më parë.

Si po lexohet ky raport i progresit për këtë vit në Bashkimin Evropian, si në Qeverinë e vendit e si në shoqërinë civile?

Pse sipas raportit, Kosova është ende në fazën fillestare në luftë kundër korrupsionit, sundim të ligjit, e në luftën kundër krimit të organizuar?

Çka ka pozitive e çka negative?

A është dialogu Kosovë-Serbi, i përkrahur nga vet BE-ja si rasti më pozitiv në këtë raport?

Për këto tema Muhamet Hajrullahu ka intervistuar:

Ulrike Lunacek – raportuese për Kosovën, Parlamenti Evropian;

Ramadan Ilazi- Zëvendës Ministër i Integrimit;

Besa Shahini – njohëse e çështjeve të BE-së dhe

Dren Doli – Grupi për Studime Juridike dhe Politike

‘Jeta në Kosovë’ transmetohet sonte nga ora 20:10