"Jeta në Kosovë" Diskuton për Diasporën

  • “Hajt qika e mirë, shko gjeje një burrë e kthehu atje, po pse ke ardh këtu”, tregon ajo për përshtypjet e njerëzve në Kosovë. “Jo nuk e vërtetë se ne vijmë për t’u martuar”, ka shtuar më tej ajo.

    Por bashkëkombësi i saj, Driart Elshani që ka jetuar në Belgjikë dhe tash është kthyer t’i kontribuojë Kosovës përmes punës në institucionet e saj, thotë se është martuar kur është kthyer nga perëndimi.

    “Po jam martuar kur jam kthyer në Kosovë”, tha ai.

    Duke i bërë dallimet mes Kosovës dhe perëndimit, Driarti tha se ambienti i punës dhe vetë puna dallon mes Kosovës dhe perëndimit.

    “Ambientet e punës në Kosovë dhe jashtë vendit janë ndryshe prej Kosovës dhe Finlandës”, tha më tej Driarti.

    Merdiana Beqiri thotë se kur mërgimtarët vijnë në Kosovë, sjelljet e tyre janë ndryshe prej vendeve ku  jetojnë, sepse nuk i respektojnë ligjet e Kosovës.

    “Unë e kam pa që diaspora në Kosovë kur vijnë nuk i zbatojnë ligjet sikur në shtetet ku jetojnë”, tha ajo.

    Ajo thotë se nënshtetësia finlandeze asaj i ofron shumë mundësi, përderisa Kosovës ia dëshiron një gjë të tillë sa më shpejt.

    “Nënshtetësia finlandeze m’i ofron shumë mundësi, sepse të lenë të udhëtosh më së miri nëpër botë”, shprehet ajo.

    Arben Sejdaj, shqiptar nga Kosova, i cili jeton në Finlandë, thotë se kur vjen nga diaspora në Kosovë, atë e shikojnë me një sy ndryshe – e shikojnë si të huaj, e jo si shqiptar.

    “Neve të jashtit na shikojnë disi më ndryshe – sikur të jemi të huaj. Kurse në Finlandë kurrë nuk me kanë dalluar prej finlandezëve”, tha Arbeni.

    Kur është në pyetje kontributi ndaj vendlindjes, ata thonë se me shumë dëshirë do t’i ktheheshin Kosovës për t’i kontribuar me profesionet e tyre, por konsiderojnë se Kosova ende nuk iu ofron mundësi të tilla sikurse në vendet e perëndimit ku jetojnë.

    Për më tepër, këtë të enjte ndiqeni këtë debat për të mësuar më shumë rreth diasporës kosovare.

    Për të debatuar për këtë temë, të ftuar janë:

    Merdiana Beqiri – Finlandë,

    Arben Sejdaj – Finlandë,

    Driart Elshani – Belgjikë dhe

    Bled Maliqi – Norvegji.

    Emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni çdo të enjte prej orës 20:20 dhe reprizën të nesërmen në mesditë.