Konkurs për gazetarë

“Jeta në Kosovë” shpall konkurs për gazetar/e dhe gazetar/e praktikantë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Siguron informata dhe të dhëna nga terreni. Përgatit hulumtime, reportazhe televizive, intervista ose produkte tjera mediale.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën shqipe dhe angleze, përmes postës elektronike në adresën [email protected] më së largu deri më 19 nëntor 2014.