Pejë, vdes një këmbësor, dyshohet se u godit nga një veturë

Në rrugën “7 shtatori” në Pejë një këmbësor, shtetas i Shqipërisë, ka vdekur pasi dyshohet se është goditur qëllimshëm nga një veturë.

Dyshohet se edhe personi që ishte në veturë është shtetas i Shqipërisë.

I dyshuari është në arrati ndërsa këmbësori ka vdekur dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Vetura e të dyshuarit është gjetur nga Policia.

Për rastin është njoftuar Policia dhe prokurori.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Po mund të ju konfirmojmë, prokurori i krimeve të rënda bashkë me Policinë dhe njësitet tjera relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndërruar jetë një person që është goditur me veturë”- tha Nikçi për KALLXO.com.

Sipas burimeve të KALLXO.com, viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare.