Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Gjendet i vdekur një person në Vushtrri

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur më 22.04.2024 në 13:30h.

Në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Sipas raportit policor, rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.