Foto: Ilustrim

Përleshje fizike, theret me thikë një burrë në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Kaçanik ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare pasi ishte therur me thikë.

Rasti ka ndodhur më 22.04.2024.

Sipas raportit policor, dyshohet se lëndimi kishte ndodhur gjatë një përleshje fizike që kishte ndodhur mes disa personave.

Policia thotë se viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.