Jeta në Kosovë diskuton për prodhimet vendore

Këtë të enjte në Jeta në Kosovë transmeton debat për prodhimet vendore dhe masat e reciprocitetit me Serbinë.

Pse po ankohen fermerët e bujqit kosovarë që po punojnë me humbje? Sa përkrahen prodhuesit vendorë e sa konsumohet prodhim vendor? Çfarë efektesh ka sjellë masa e reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë? Çfarë thonë në qeveri, çfarë në opozitë e çfarë thotë shoqëria civile? Kush po kërkon të kthehen masat e reciprocitetit me Serbinë dhe pse?

Për të diskutuar për këto çështje Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Mimoza Kusari- Lila – Ministre e Tregtisë dhe Industrisë;

Safet Gërxhaliu – Oda Ekonomike e Kosovës;

Shpend Ahmeti – Lëvizja Vetëvendosje dhe

Visar Kelmendi – Prodhues, Rugove

BIRN gjithashtu transmeton reportazhin e gazetarit Alban Selimi, që tregon se pse pacientët kosovarë detyrohen të shkojnë për trajtim në spitalet e Serbisë.