Jeta në Kosovë debaton për ardhmërinë e Radio Televizionit të Kosovës

A ka presion politik mbi politikën redaktoriale të televizionit publik? A ka pasur presion mbi drejtorin gjeneral të RTK-së, Agim Zatriqin, në vendimin e tij për dorëheqje të parevokueshme? A janë kompetent dhe të pavarur politikisht kandidatët e përzgjedhur nga Komisioni Ad hoc për bordin e RTK-së? A duhet të zgjidhet ky bord menjëherë apo të rishpallet konkursi për të gjashtën herë? Si do të financohet RTK pas skadimit të kontratës me KEK-un si dhe reduktimit të reklamave sipas ligjit të ri për transmetuesin publik?

Për t’i diskutuar këto dhe çështje të tjera në lidhje me RTK-në, mysafirë të Jeta Xharrës në studio janë:

Arsim Halili, gazetar i RTK-së
Fisnik Dërguti, gazetar i RTK-së
Halil Matoshi, nga gazeta Koha Ditore
Berat Buzhala, nga gazeta Express
Ibrahim Berisha, këshilltar për media i Presidentit të Kosovës
Arsim Rexhepi, deputet në parlamentin e Kosovës dhe
Lutfi Haziri, deputet në parlamentin e Kosovës

Gjatë emisionit, BIRN do të transmetojë intervistën ekskluzive me Andy McGuffie, zëdhënësin e Zyrës Civile Ndërkombëtare.

Në fund të emisionit, do të mund të shihni pamje nga festimi i katër vjetorit të emisionit  Jeta në Kosovë.