Letër nga: Toni

E nderuara Jeta,
Femër shëmbëlltyrë (me gjithë të mirat e të kqiat).
Jam krenar që jam shqiptar, ama shpesh nuk e di se pse…
Duhet të bëhet një emision për karakterin shqiptar, për fjalët e gjuhës letrare që përdoren ku e kanë e ku s e kanë vendin, për popullin gjuha e të cilit rrjedh nga letrarja e do të duhej të ishte e kundërta, për marrëdhëniet familjare \”tradicionale\” që më shumë i ngjajnë konflikteve fëmijërore, për shkaqet e mikpritjes ndaj të huajve e keqpritjes ndaj vendësve, për mangësitë e të menduarit logjik ndër ne, për vrasjen e trimit dhe ngrënien e hakut gjithashtu, për bajraktarizmin, për respektin që s\’ka lidhje me fjalën nderim (shumica për të mos thënë askush nuk e din se c do me thëne respekt, pra e ngarrojmë me nderimin), për dashurinë qe s ekziston (ekziston vetëm ndjenja e pronës ndaj partnerit), për sqarimin e asaj se tradhti nuk është ndarja me burrin ose me gruan, për gabimin në edukim, ne edukojmë me fjalën \”duhet\” e jo me \”dua\”, ne edukojmë kolektivisht e jo individualisht duke mbyllur kështu mendimin e lirë, nisiativën e lirë, të bërit ndryshe nga të tjerët.
Ah Jeta Jeta, s të mjafton Jeta për të bërë këto e edhe 100 të tjera emisione.