Peja

Peja Shiko videon

Tetor 26, 2013 16:27h  - 

Nė garėn e zgjedhjeve lokale tė tre nėntorit pėr kryetar tė Pejės, pėrveē edhe pesė kandidatėve tjerė qė i janė futur kėsaj gare pėr herė tė parė, Gazmend Muhaxheri i LDK-sė, pėr herė tė tretė do tė jetė pėrballė Ali Berishės tė AAK-sė.

Derisa Muhaxheri kėtė radhė ėshtė i bindur se do ta mposht Berishėn edhe pėr atė fjalėn popullore “e treta, e vėrteta”, Berisha mendon se pėrsėri do ta fitojė garėn me ish-bashkėpunėtorin e tij nė qeverisje.
Muhaxheri, tash kandidat i LDK-sė, nė 2007-ėn dhe 2009-ėn garonte me Partinė Reformiste Ora.

Pėrveē Muhaxherit e Berishės, garės pėr kryetar tė Pejės i kanė hyrė edhe Muhamet Haliti PDK, Hivzi Muharremi LVV, Myhedin Sylēa PD, Gazmir Raci ADK, si dhe Ramė Dreshaj nga Lėvizja Sociale e Kosovės, LSK.

Komuna e Pejės, e cila pėrfshinė njė hapėsirė prej 603km², e qė ėshtė komuna e tretė mė e madhe nė Kosovė pėr nga sipėrfaqja, ballafaqohet me shumė probleme, duke filluar nga mungesa e ujit tė pijshėm, sigurinė jo tė duhur pėr jetėn e qytetarėve, problemin i ujėrave tė zeza, dhe vazhdimin e zbrazjes sė tyre nė Lumbardh, mungesėn e kanaleve pėr ujitje, prerjen e vazhdueshme tė pyjeve, shkatėrrimin e shtretėrve tė lumenjve e tė tjera.

Siguria nė Pejė e brishtė

Ndėrsa njėri ndėr problemet mė shqetėsuese, sidomos pas tri vrasjeve nė javėt e fundit nė kėtė qytet, ėshtė edhe niveli jo i mirė i sigurisė.

Pyetjes se pse Peja vazhdon ende tė mbetet kryelajm nė kronikat e zeza tė lajmeve nė Kosovė, Berisha i ėshtė pėrgjigjur duke thėnė se edhe pėrkundėr faktit qė ngjarjet nė kohėn e fundit kanė zbehur imazhin sigurisė nė Pejė, qyteti ėshtė duke ecur dukshėm hapave tė dėshiruar tė rritjes sė sigurisė pėr qytetarėt.

Ish nėnkryetari nga zgjedhjet e vitit 2007, dhe ish drejtori i Urbanizmit nga zgjedhjet e vitit 2009, Gazmend Muhaxheri, ka akuzuar ish shefin e tij se nuk takohet si dhe kur duhet, me Kėshillin pėr Siguri nė Bashkėsi, pėr tė marrė raportet e duhura pėr gjendjen e sigurisė nė terren, madje duke thėnė qė Berisha detyrėn qė e ka sipas tij me ligj, ta udhėheqė kėtė kėshill, ai atė e delegon te njerėzit e tjerė, duke e zbehur efektin e KSB-sė, gjė tė cilėn Berisha e ka kundėrshtuar.

Ndėrsa Raci i ADK-sė ka vlerėsuar se nuk mjafton vetėm kamerat tė jetė funksionale, nevojitet nje funksionalitet mė i madh i KSB.

E Muharremi i VV-sė ka deklaruar se lėvizja nga e cila synon fronin e tė parit tė Pejės do t’i funksionalizojė institucionet gjegjėse tė sigurisė.

AAK i futet garės nė zgjedhje me zyrtarė tė dyshuar pėr keqpėrdorim tė detyrės
Ndėrtimet e larta nė qytetin e Pejės viteve tė fundit kanė filluar tė rriten, dhe shpesh kanė qarkulluar akuza tė ndėrsjella mes subjekteve politike, se nuk ėshtė respektuar plani urbanistik.

Mė tre shtator tė kėtij viti, Policia e Krimeve Ekonomike nė Pejė kishte arrestuar Ahmet Mahmutajn, dhe Galdim Krasniqin, drejtorė tė Urbanizmit, pėrkatėsisht Inspektoratit, nėn dyshimin e marrjes sė ryshfetit dhe keqpėrdorimit tė detyrės zyrtare.

Shefi i tė arrestuarve Ali Berisha, arrestimin e tyre e ka quajtur rast tė montuar, dhe se sipas tij kjo ėshtė hera e parė pėr dyshimin e keqpėrdorimit tė detyrės sė zyrtarėve tė tij.

Kurse pyetur se si AAK nė listat pėr kėshilltarė ka vėnė emra njerėzish tė dyshuar pėr keqpėrdorime, Berisha ka thėnė qė emėrtimi i tyre pėr kandidatė pėr kėshilltarė ėshtė bėrė para ndodhjes sė rastit.

Pėrmbytjet nė Pejė sfidė pėr Berishėn

Gazmend Muhaxheri i LDK-sė i cili ishte drejtor i Urbanizmit pėr rreth dy vjet nė Komunėn e Pejės pas zgjedhjeve tė 2009-ės, ka akuzuar ish-shefin e tij se shumė projekte nė kėtė komunė janė realizuar  pa u kontrolluar nga askush, e sipas tij pėr pasojė ka shumė vėrshime.

“Janė bėrė disa punė tė pakontrolluara nga pushteti aktual, sidomos nė lagjen Dardania nė shtratin e pėrroit nė atė lagje. Kėta me tenderė kanė ba dėme tė mėdha pėr dy mandate ky pushtet qė ėshtė tash”,ka hedhur akuza Muhaxheri nė drejtim tė Berishės.

Ndėrkaq ky i fundit ka akuzuar Muhaxherin se disa nga projektet qė Muhaxheri flet kanė filluar nė kohėn sa ai ishte drejtor i Urbanizmit, siē ėshtė rasti i pėrroit tė Ēokolicės.

“Sa i pėrket projektit tė Ēokolicės, bartės, hartues, dhe menaxhues i projektit, bashkė me UN-HABITAT-in ka qenė pikėrisht Gazmend Muhaxheri”, ka thėnė Berisha.

Sipas tij Peja ka probleme me vėrshime pėr shkak tė problemit gjeografik qė ka, edhe pse ėshtė  investuar nė disa kanale, madje Berisha nuk ka premtuar se nuk do tė ketė mė vėrshime nė tė ardhmen.

Akuzės sė Berishės nė drejtim tė Muhaxherit i ėshtė bashkuar edhe Raci i ADK-sė duke pohuar fjalėt e Berishės.

”Problemi ėshtė se njė kohė opozita nė Pejė qėndron nė opozitė, e mė pas hyjnė e bėhen drejtora, dhe si pasojė e keqmenaxhimit tė z. Muhaxheri, Ēokolica vėrshon”, ka thėnė Raci.

Haliti i PDK-sė premtoi ndalim tė vėrshimeve, duke pėrmendur rregullimin e tre kanaleve qė e pėrmbysin qytetin e Pejės.

Premtimi pėr shėtitoren buzė Lumėbardhit, i parealizuar

Njėri ndėr premtimet e partive politike nė zgjedhjet e kaluara ishte edhe shėtitorja buzė Lumėbardhit, e cila ishte premtuar se do tė jetė funksionale, premtim i cili ende ėshtė i parealizuar.

 Ali Berisha AAK dhe Gazmend Muhaxheri LDK  kishin premtuar rregullimin e saj, por deri mė tani ka mbetur vetėm njė premtim nė letėr, kurse gjendja nė terren qėndron larg realitetit tė synuar.

Kėtė projekt Berisha e ka vlerėsuar se ėshtė njė sfidė edhe pėr tė ardhmen, pasi qė sipas tij ėshtė projekt qė kėrkon shumė tė holla, pasi qė duhet shpronėsuar prona private.

Myhedin Sylēa i PD-sė ka thėnė se udhėheqjet komunale qė kanė qeverisur Pejėn deri mė tani, jo qė e kanė shpronėsuar pronėn publike, por e kanė pronėsuar atė.

Muhaxheri si drejtor punėson tė motrėn

Gazmend Muhaxheri, i cili kandidon pėr tė tretėn herė pėr tė parin e Pejės, pasi qė ishte emėrtuar nga kryetari Berisha, nė koalicionin mes Orės dhe AAK-sė pas zgjedhjeve tė vitit 2009, kishte futur nė punė motrėn e tij nė drejtorinė qė ai udhėhiqte, atė tė urbanizmit.

Me tė pyetur nė debatin e sė premtes se pse njė gjė tė tillė ta ketė bėrė Muhaxheri, ky i fundit nuk ka pranuar qė kontrata tė jetė nėnshkruar nga ana e tij, duke thėnė qė nėnshkrimin ta ketė bėrė Berisha, edhe pse nė kontratėn e sipėrpėrmendur tė datės 6 tetor tė vitit 2009, dukej qartė nėnshkrimi i Muhaxherit.

Mirėpo ish drejtori i Urbanizmit tė Komunės sė Pejės ėshtė pėrgjigjur qė motra e tij Hana Muhaxheri tė ketė dy fakultete tė pėrfunduara tė nivelit master dhe se sipas tij ishte kandidatja mė potenciale.

240 mijė euro pėr aneks nė Teatrit, asnjė cent pėr shkollėn e mjekėsisė

Shkolla e Mesme e Mjekėsisė, e themeluar para mė shumė se 20 vjetėsh nė Pejė, ende mbetet pa objekt tė vetin, ndėrsa 1 mijė nxėnėsit e saj vazhdojnė tė mėsojnė nė shkollėn fillore Ramiz Sadiku.

Ndėrkaq ekzekutivi i Komunės sė Pejės pėrmes njė projekti qė kapė shifrėn prej rreth 240 mijė eurosh, ka ndėrtuar njė aneks tė Teatrit Profesionist tė qytetit “Istref Begolli”, i cili ndėrtim brenda vetes kapė zgjerimin e skenės si dhe ndėrtimin e tri dhomave komode pėr pritjet e mysafirėve dhe akomodimin e tyre.

Derisa kryetari i deritanishėm Ali Berisha ka thėnė qė shuma prej 240 mijė eurosh te jetė shumė e vogėl pėr ndėrtimin e Shkollės sė Mesme tė Mjekėsisė, Muhaxheri i LDK-sė ka thėnė se kjo shumė ėshtė e mjaftueshme pėr ndėrtim tė kėsaj shkolle.

Ndėrkaq Haliti i PDK-sė pėr mungesėn  e objektit tė kėsaj shkolle e ka vlerėsuar si njė ēėshtje disa herė tė ngritur nė kuvendin komunal nga ana e tij, por siē ka thėnė ai tė hasur nė vesh tė shurdhėr.

  •  Print
  • Email
  • Share

Komente: (0)