DEBATI PËRFUNDIMTAR ZGJEDHOR

Sonte, e premte, në ora 21:00, Jeta në Kosovë dhe Radio Televizioni i Kosovës transmetojnë drejtpërdrejtë emisionin përfundimtar zgjedhor të serisë së dhjetë debateve zgjedhore parlamentare, me përfaqësues të lartë të partive politike.

Të gjitha debatet zgjedhore, përfshirë edhe debatin përfundimtar, do të jenë publike, ku të gjithë do të mund të marrin pjesë dhe të iu shtrojnë pyetje kandidatëve të partive politike. Të gjitha debatet mbahen në sallën e kuqe të Fakultetit Filologjik dhe dyert mbyllen në orën 20:45. Për të parë debatet tashmë të transmetuara, si dhe orarin e debateve të ardhshme, klikoni në http://www.jetanekosove.com/ballina/Alb.

Të interesuarit për të marrë pjesë në debate apo për të bërë pyetje për kandidatët ftohen që të bëjnë këtë përmes e-mail adresës [email protected] ose duke telefonuar në nr. e telefonit 038 22 44 98.